Bota

Vdekja e parë nga virusi i rrallë ‘Majmuni B’ regjistrohet në Kinë

19 Korrik 2021, 18:08 Nga DOSJA
Vdekja e parë nga virusi i rrallë ‘Majmuni B’ regjistrohet

KINË– Një veteriner kinez ka vdekur pasi ishte infektuar me virusin e njohur si “Monkey B”. Viktima, 53 vjeç, është rasti i parë i dokumentuar i sëmundjes në Kinë, pasi dy kontakte të ngushta të tij, një tjetër doktor dhe një infermiere, rezultuan negativë për virusin.

Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), burri u sëmur në Mars pasi disektoi dy majmunë të ngordhur. Ai kishte shfaqur simptoma si të përziera, të vjella e temperaturë, dhe kishte vdekur rreth një muaj më vonë më 27 maj, sipas raportit zyrtar të publikuar këtë fundjavë. Virusi Monkey B, ose virusi herpes B siç njihet gjithashtu, është i përhapur në mesin e majmunëve makaka.

Infektimi mund të ndodhë pas kafshimit apo gërvishtjes nga majmuni bartës i virusit, apo në rast se lëngjet nga kafsha kanë kontakt në lëkurë me plagë. Njerëzve të infektuar plaga u përkeqësohet, ndërsa të tjera simptoma përfshijnë mungesë frymëmarrje dhe shenja të tjera të ngjashme me gripin. 

Kur sëmundja avancon, virusi sulmon sistemin nervor qendror duke shkaktuar inflamacion në tru dhe rrjedhimisht humbje ndjenjash.

Marrë nga Metro

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cdc monkey b cdc monkey b

Sondazh

Poll