Politike

Ralf Gjonin se lënë socialistët të flasë, kë thumbon deputeti: Rama jep urdhër në WhatsApp, ju votoni

30 Maj 2019, 08:54 Nga DOSJA
Ralf Gjonin se lënë socialistët të flasë, kë

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni është shprehur në seancën e sotme plenare se kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në kuvend pasi hapja e negociatave është një proces tashmë i vonuar për vendin. Ai është shprehur me ironi se Rama nuk ka nevojë të jetë në kuvend pasi jep udhëzimet me WhatsApp për grupin e tij.

“S’keni nevojë të mbani kryeministrin  këtu ju vinë udhëzimet ne whats up dhe ju votoni. Rama duhet të ishte këtu po ai nuk është. Ne kemi humbur kohë. Shqipëria po i lutet BE-së që të hapen negociatat , ky është një proces i vonuar. “, u shpreh Ralf Gjoni.

Gjoni është ndërprerë nga socialistët disa herë në fjalën e tij por ky i fundit ka theksuar se negociatat BE-në tashmë duhet të ishin hapur.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni seanca plenare 30 maj 2019 ralf gjoni seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll