Politike

Progres raporti/ Cakaj: KE tregoi se kemi luftuar krimin, s’ka vend për politika shterpë, koha për dialog

30 Maj 2019, 07:49 Nga DOSJA
Progres raporti/ Cakaj: KE tregoi se kemi luftuar krimin, s’ka vend

Tiranë- Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për progres raportin e KE për Shqipërinë është shprehur se kjo tregoi se është luftuar krimi i organizuar në vend. Ai theksoi se KE ka rekomanduar për Shqipërinë hapjen e negociatave pas reformave që ka ndërmarrë vendi. Në fjalën e tij Cakaj theksoi se nuk ka vend për politika shterpë por ka ardhur koha për dialog.

“Dëshmi e përmbushjes së rekomandimeve. Raporti  i KE veçon Shqipërinë nga e gjithë rajonin për nivelin e performancës ndërkombëtare. Duke konsideruar numrin e vendimeve për gjyqtarët, raporti vlerëson lart,  faktin se gjithë kjo punë është kryer në mënyrën e duhur. Raporti thotë se Shqipëria lufton krimin e organizuar dhe për këtë ka pasur rezultate. U tha se Shqipëria ka bërë gjithë punën e nevojshme për reformën elektorale.  Në vend të politikave shterpë ka ardhur koha që të bisedojmë, ka ardhur koha për dialog. KE ka rekomanduar hapjen e negociatave me BE-në”  shprehet Gent Cakaj.

Një ditë më parë Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj projekt raporti i ke-së për shqipërinë gent cakaj projekt raporti i ke-së për shqipërinë

Sondazh

Poll