Politike

Procedimi për dhunë ndaj policëve, Alibeaj: Dy duar për një kokë, epshet të mos bëhen fytyra e shqiptarëve

30 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
Procedimi për dhunë ndaj policëve, Alibeaj: Dy duar për

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka theksuar se akti i depozituar ndaj tyre për dhunë ndaj efektivëve të policisë është i pavlefshëm.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambjentet e Prokkurorisë, i shoqëruar nga Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, Alibeaj theksoi se Prokurori duhet të rilexojë ligjin.

Ai tha më tej se akti i vetëm i vlefshëm është ai që ish-deputetët kanë depozituar ndaj policisë. Alibeaj u bëri thirrje qytetarëve që të ishin të pranishëm në protestën e rqadhës që është paralajmëruar nga opozita se do të zhvillohet më datë 2 qershor.

Sot i bëra të ditur prokurorit të çështjes që minimalisht aktet të mos kalojnë në media para se të vijnë në duart tona. Dhe për më tepër të jenë të vlefshme. I kam kërkuar prokurorit që të rikorigjojë aktin dhe të rilexojë ligjin.

Është një kallëzim penal, akti i vetëm i depozituar prej nesh. Këtu është çdo lloj deklarate e pastër dhe e vërteta. Ky akt duhet të avancohet dhe të hetohet.

Ne kemi edhe prova, ja ku janë provat,”– tregon Alibeaj dhe më pas nxjerr edhe foton që u publikua një ditë më parë nga ish-deputetët e PD-së.

Aty shihen pije alkolike dhe sipas tyre janë fotografuar në zyrat e Drejtorisë së Policisë.

Ishin në avujt e euforisë për të ngopur epshet e atij që kishte dhënë urdhër, për të rrëmbyer qytetarët.

Kjo është e vërteta dhe kjo është gjendja që ndodhet policia. Respektuam ligjin në zyrat e shtetit.

Këtu jemi gjithë kohës. Përfitoj nga ky moment t’ju them që duam që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë.

Dy duar për një kokë janë, të dielën përpara kryeministrisë për të nxjerrë diellin për shqiptarët,”- vijoi ai më tej Alibeaj.

6-ish deputetët e Partisë Demokratike u paraqitën ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës. Ata u proceduan penalisht pas publikimit të videos, ku pas protestës së 16 shkurtit, Falmur Noka dhe Alibeasj u filmuan teksa dhunonin efektivët në drejtorinë e Policisë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alibeaj ne prokurori enekelejd alibeaj ish-deputetet e pd-se dhunojne policet alibeaj ne prokurori enekelejd alibeaj ish-deputetet e pd-se dhunojne policet

Sondazh

Poll