Politike

Videoja me grushta, 6-ish deputetët e PD-së paraqiten në Prokurori, kallëzojnë policinë për dhunë

30 Maj 2019, 07:49 Nga DOSJA
Videoja me grushta, 6-ish deputetët e PD-së paraqiten në

TIRANË– 6- ish deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës.

Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj u proceduan penalisht pas publikimit të videos ku shiheshin teksa ushtronin dhunë ndaj efektivëve të policisë.

Pasi dolën nga ambjentet e porkurorisë Alibeaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se akti i depozituar ndaj tyre është i pavlefshëm dhe se ata kanë kallëzuar efektivët e policisë për kanosje dhe dhunim.

Ish-deputeti i PD-së nxori edhe një herë tjetër foton e publikuar një ditë më parë ku shihen pije të shumta alkolike që sipas Alibeajt u fotografuan në zyrat e Drejtorisë së Policisë.

Një ditë më parë 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, dolën në një konferencë për mediat, pas vendimit të prokurorisë për procedim penal për dhunim të uniformave blu në protestën e 16 shkurtit.

Ata mohuan dhunimin dhe thanë se e gjitha ishte një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi policia kishte dhunuar Strazimirin. Në pamjet e publikuara në media, ata qëllonin me grusht dhe kapnin për fyti policët.

Kliko këtu për Kallëzimin e PD-së ndaj efektivëve të Drejtorisë së Policisë

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e pd-se dhunojne policine enkelejd alibeaj gent strazimiri klevis balliu protesta e opozites 16 shkurt deputetet e pd-se dhunojne policine enkelejd alibeaj gent strazimiri klevis balliu protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll