Politike

Rekomandimi i KE, Hajdari: Rama duhet të ishte sot në Kuvend, duhet të dijë dy gjëra

30 Maj 2019, 08:35 Nga DOSJA
Rekomandimi i KE, Hajdari: Rama duhet të ishte sot në Kuvend, duhet

TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend ka folur për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian dha për Shqipërinë. Hajdari, kritikoi opozitën dhe mazhorancën se kanë përdorur vendin për interesat e tyre.

Më tej, ajo tha se Rama duhet të dijë dy gjëra, e para se qeveria nuk ka bërë arritje dhe e dyta se integrimi nuk bëhet nga njerëz të paintegruar.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit: 

Kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në Kuvend. Ky njeri që bën ligje në emrin tonë dhe sillet nëpër Europë me reforma të paimplementuara, dhe bën tangon e Serbisë, ndihet i frikësuar nga partia e tij. Ky njeri duhet të dijë dy gjëra, e para se qeveria e tij është në proces regresi dhe jo progresi dhe se integrimi nuk vjen nga njerëz të paintegruar. Këta bëjnë shkelje të pajustifikueshme, për një vend që do të hyjë në BE. Bindja ime, është se BE do t’i përgjigjet shumicës së shqiptarëve. Duhet të pranojmë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë vallë çfarë do të thotë të integrohet Shqipëria dhe shqiptarët. 

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 30 maj 2019 rudina hajdari seanca plenare 30 maj 2019

Sondazh

Poll