Politike

Progres- raporti/ Balla: Brenda 2019 do hapen negociatat me BE-në, KE tregoi punën tonë

30 Maj 2019, 08:24 Nga DOSJA
Progres- raporti/ Balla: Brenda 2019 do hapen negociatat me BE-në, KE

Tiranë–  Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla është shprehur se brenda vitit 2019 do të hapen negociatat me BE-në. Ai ka theksuar në fjalën e tij në Kuvend se progres-raport KE tregoi punën që ka ndërmarrë qeveria Rama me reformat.

“Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët. 94% e shqiptarëve mbështesin rrugën europiane tonën. Kjo është edhe një meritë e shqiptarëve. Në këtë rrugë spikat reforma në drejtësi. KE dha veridiktin e merituar. Na u tha se negociatat me Shqipërinë do të hapen pa kushte, për ne ky vendim nuk ishte asnjë tjetër vetëm pasqyrim real i punës tonë. Ky proces është edhe politik. Vitin e parë morën të njëjtën vendim për ne. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse vitin e kaluar nuk u hapën negociatat, por ne vazhduam punën pa ndërprerje. Shpreh bindjes që Shqipëria brenda 2019 do hapë negociatat me BE-në”, u shpreh Balla.

Ditën e sotme në Kuvend ka pasur një debat mes Ralf Gjoni dhe Ballës për reformën zgjedhore. Sipas deputetit Gjoni nuk ka pse të mos fillojë puna për reformën zgjedhore. (lexo këtu) 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike progres raporti i ke-së seanca plenare 30 maj 2019 taulant balla progres raporti i ke-së seanca plenare 30 maj 2019 taulant balla

Sondazh

Poll