Bota

Albin Kurti do të kthehet në Kosovë pas takimit në Bruksel, nuk dihet ende data e saktë

19 Korrik 2021, 06:42 Nga DOSJA
Albin Kurti do të kthehet në Kosovë pas takimit në Bruksel,

KOSOVË– Pas Greqisë dhe Francës, Kurti do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të mbajë takimin e rradhës për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ditën e shtunë Kurti së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij parakaloi në tapetin e kuq të festivalit të Kanës në Francë, ku mori pjesë në premierën e filmit nga Kosova ‘pa vend’.

Nga vizita dyditore në Francë, Kurti shkroi se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Ndalesën në Francë, Kurti thotë se e shfrytëzoi edhe për takim me Ministren Franceze të Kulturës.

Gjithsesi pas kësaj Kurti nuk pritet të kthehet në Kosovë pasi nga qeveria e Kosovës, kanë konfirmuar se Kurti do të udhëtoj direkt për në Bruksel ku do të takohet me Vuçiç. Ky takim pritet të mbahet pasditen e së hënës, ndërsa të pranishëm pritet të jenë ndërmjetësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, Petar Petrkovic, drejtori i ashtuquajturës Zyra Për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të dielën deklaroi se pala serbe në këtë takim, do të insistoj në formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit ka thënë që i pari i ekzekutivit do të kthehet në Prishtinë posa të përfundojë vizitën në kryeqendrën evropiane.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021 albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi takimi kurti-vucic 19 korrik 2021

Sondazh

Poll