Bota

Riatdhësimi/ Kthehen nga Siria 11 shqiptarë të Kosovës, mes tyre gra me fëmijë

18 Korrik 2021, 20:50 Nga DOSJA
Riatdhësimi/ Kthehen nga Siria 11 shqiptarë të Kosovës, mes

KOSOVË- Të shtunën nga Siria në Kosovë u kthyen 11 shtetas kosovarë, në mesin e tyre një grua me fëmijë. 11 shtetas Kosovarë u kthyen të shtunën në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri. Ky riatdhesim i tyre u bë publik pas një postimi në facebook nga ministri i Punëve të Brendshme.

Në mesin e të kthyerve, Sveçla ka treguar që është edhe një grua me disa fëmijë. Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të punojë që këta të integrohen sa më parë në rrethin e tyre. Këtë veprim të institucioneve e kanë mirëpritur edhe ambasada amerikane në Kosovë, ku kanë theksuar që Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“SHBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.”,- thonë nga Ambasada Amerikane në Kosovë

E pikërisht ushtria amerikane është një nga meritoret që mundëson kthimin e shtetaseve kosovarë në Kosovë.

Kështu thotë drejtori në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare. Sipas Elezit, institucionet e Kosovës duhen të përpiqen që t’i riatdhesojnë të burgosurit që gjenden në këto zona të luftës.

Një nga ta, është një person që sipas tij e ka përfunduar burgun e po pret kthimin në Kosovë. Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri dhe Irak, rreth 400 kosovarë udhëtuan drejt Sirisë, në mesin e tyre, burra, gra dhe fëmijë.

Nga ky numër, përgjatë viteve janë kthyer në Kosovë më shumë se 200 persona, ku po punohet akoma në integrimin e tyre.

Marrë nga Gazeta Express

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ambasada amerikane kosovaret kthehen nga siria ambasada amerikane kosovaret kthehen nga siria

Sondazh

Poll