Bota

Nëna amerikane lufton me rrëmbyesit, momenti kur tërheq djalin e sa 5-vjeçar nga xhami i makinës

18 Korrik 2021, 19:44 Nga DOSJA
Nëna amerikane lufton me rrëmbyesit, momenti kur tërheq djalin e

SHBA- Një nënë ka arritur të shpëtojë djalin e saj nga rrëmbyesit, teksa ecte në lagjen Rchmond Hill, në New Jork. Dailymail ka siguruar video nga momenti kur Dolores Diaz Lopez shpëton djalin 5-vjeçar.

Në videon e siguruar shihet momenti kur një i dyshuar, i identifikuar si 24-vjeçari James McGonagle, doli nga një automjet i kuq, e mori Jacob-in dhe e çoi atë në makinë. Nëna e tij iu vu pas menjëherë dhe ishte në gjendje ta arrijë përmes dritares së hapur të makinës për ta tërhequr.

“Makina sapo ishte parkuar atje. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që një burrë do të dilte nga makina dhe do të kapte djalin tim. Gjëja e parë që thashë ishte: ‘O Zot, vogëlushi im, o Zot, djali im’. Vrapova si e çmendur për të shpëtuar djalin, e fatmirësisht ia dola”.-tregon nëna e djalit.

Autoritetet kanë arrestuar McGonagle, i cili akuzohet për sulm ndaj një oficeri ndërsa ishte në paraburgim, rrëmbim në tentativë, dhe veprim në një mënyrë të dëmshme për një fëmijë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dolores diaz lopez james mcgonagle dolores diaz lopez james mcgonagle

Sondazh

Poll