Bota

Pamje tmerruese! Kamioni çisternë me benzinë ​​shpërthen në Kenia, 13 njerëz humbin jetën

18 Korrik 2021, 21:06 Nga DOSJA
Pamje tmerruese! Kamioni çisternë me benzinë

AFRIKA- Një kamion çisternë me benzinë ka shpërthyer në Kenia, pasi u përplas me një automjet tjetër. Mediat e huaja raportojnë se 13 njerëz humbën jetën si pasojë e incidentit.

Imazhet e transmetuara nga media keniane tregojnë vetëm rrënojat e automjetit dhe njerëzit rreth saj.

Pasi kamioni u përplas banorët nxituan në vendin e ngjarjes për të mbledhur karburantin që po dilte, por shpërtheu duke u marrë jetën atyre që ishin përreth.

“Ne u zgjuam nga një shpërthim shumë i fortë. Kur dolëm jashtë, pashë një top zjarri të madh dhe njerëzit po bërtisnin,” -tha Jack Odhiambo, një banor i zonës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 13 te vdekur shperthen kamioni ne kenia 13 te vdekur shperthen kamioni ne kenia

Sondazh

Poll