Bota

Një dozë e tretë vaksinimi! Pfizer do të kërkojë leje nga autoritetet amerikane

18 Korrik 2021, 18:33 Nga DOSJA
Një dozë e tretë vaksinimi! Pfizer do të kërkojë

SHBA- Firmat Pfizer-BioNTech do t’u kërkojnë agjencive të barnave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, leje për injektimin e një doze të tretë. Mediat e huaja shkruajnë se kërkesa vjen pasi varianti Delta po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Prodhuesit Pfizer-BioNTech thanë se do të kërkonin leje nga autoritetet amerikane dhe evropiane për të siguruar një dozë të tretë të vaksinës së tyre. Ata thanë se kjo kishte për sigurimin e imunitetit më të fortë tek individët sesa ai i dhuruar nga dy doza. Sipas tyre, dy doza të vaksinës mbrojnë nga COVID-19 për të paktën 6 muaj. 

Nga ana tjetër ekspertët thonë se është shumë shpejt për të ditur me siguri nëse vendet do të duhet të organizojnë një raund të tretë vaksinash gjatë vitit. Disa sugjerojnë që përparësi duhet t’u jepet vendeve ku banorët nuk kanë marrë ende dozën e tyre të parë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 vaksina pfizer-biontech varianti delta covid-19 vaksina pfizer-biontech varianti delta

Sondazh

Poll