Bota

Ndërsa Anglia përgatitet të heqë kufizimet e Covid-19, Boris Johnson vetëizolohet, pati kontakt me sekretarin e infektuar

18 Korrik 2021, 18:53 Nga DOSJA
Ndërsa Anglia përgatitet të heqë kufizimet e Covid-19, Boris

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson dhe ministri i i Financave, Rishi Sunak janë vetëizoluar. Mediat e huaja raportojnë se izolimi vjen pas takimit me Sekretarin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për të hequr masat kufizuese anti-covid në Angli, ndërkohë që Boris Johnson dhe ministri i Ginancave Rishi Sunak do të punojnë nga shtëpia pas kontaktit me Sajid Javid.

“Ashtu si qindra mijëra njerëz të tjerë në të gjithë vendin, unë jam izoluar. Më është kërkuar të vetë-izolohem nga sistemi ‘Test Trace dhe Isolate,’- tha Boris Johnson.

Sajid Javid zhvilloi një takim të gjatë me Johnson ditën e premte dhe një ditë më vonë konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tani ishte vetëizoluar për 10 ditë. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota  rishi sunak boris johnson covid-19 sajid javid  rishi sunak boris johnson covid-19 sajid javid

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 16:31

SHBA, vazhdojnë zjarret pyjore në Kaliforni

SHBA- Zjarri Tamarack, i cili nisi në jug të Liqenit Tahoe në Kaliforni, po vazhdon fiton terren.  Mediat e huaja raportojnë se zjarri detyroi evakuimin e një q...