Aktualitet

Kryente vjedhje në kryeqytet, arrestohet Ina Sulejmani, duhet të kryejë 3 vite e 27 ditë burg

19 Korrik 2021, 06:39 Nga DOSJA
Kryente vjedhje në kryeqytet, arrestohet Ina Sulejmani, duhet të

TIRANË– Ina Sulejmani, është 31-vjeçarja e cila është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë për veprën penale ‘Vjedhje me dhunë’. Ajo ishte e shpallur në kërkim. Policia bëri të mundur ndalimin e saj, e për pasojë Sulejmani duhet të vuajë dënimin edhe 3 vite e 27 ditë burg.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ina sulejmani ina sulejmani arrestohet ina sulejmani ina sulejmani

Sondazh

Poll