Aktualitet

E gjitha në sinkron! Muzika në Lungomare mbyllet me Himnin Kombëtar, policia shfleton dokumentet, bën gati gjobat

19 Korrik 2021, 05:33 Nga DOSJA
E gjitha në sinkron! Muzika në Lungomare mbyllet me Himnin

VLORË– Ide e gjetur e bizneseve në Vlorë për të mbyllur muzikën në bazë të rregullave anti covid! Në të njëjtën kohë, bizneset në Lungomare vendosën himnin e flamurit në shenjë proteste.

Në videon më poshtë, shihet policia e shtetit e cila po vendos gjoba për mbajtjen hapur të biznesit, ndërkohë që në sfond është duke u dëgjuar himni i Shqipërisë.


Bizneset e Vlorës, kryesisht ato të lokaleve dhe restoranteve përgjatë Lungomares, kanë paralajmëruar se do të mbajnë një protestë ditën e sotme në lidhje me masat anticovid. Në Lungomare është shoqëruar edhe një pronar i një lokali, pasi Himni Kombëtar ka vazhduar edhe pas orës 22:00, ndërsa një qytetare ka kundërshtuar forcat e policisë.

‘Ne jemi turista, na lësho ore’/ Nuk e mbyllën me Himnin! Policia “aksion” në Lungomare, përplaset me biznesmenët, nuk pranojnë të mbyllen për orën policore. Disa të shoqëruar

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare protesta ne lungomare

Sondazh

Poll