Kokën nën BARK pronares së lokalit, efektivi i policisë bashkë me kolegen kapin nga krahët biznesmenen në Vlorë, gruaja
19 Korrik 2021, 06:22Nga DOSJA
VLORË– Pamje të rënda nga protesta e biznesmenëve në Lungomare. Në videon më poshtë shihet efektivi i policisë i cili ka ndaluar një nga pronaret dhe po përpiqet që ta mbajë nën kontroll. Mënyra e që ai zgjodhi, ishte që t’ja vendoste kokën nën bark, në mënyrë që ti vendoste prangat dhe ta dërgonte në furgonin që po priste ngjitur.
Në ndihmë të efektivit vjen dhe një punonjëse tjetër e cila e mban nga krahu tjetër.
“Mos e kap atë më dorë. Ajo është motra jonë. Mos e prekni! Çfarë bëni? Po kapeni me një femër. Mos e prek!,”-dëgjohet në video.
Policia bëri ndalimin e biznesmenes në Vlorë dhe të disa punonjësve pasi nuk respektuan masat anti covid për të ndaluar muzikën në orën e caktuar.
Pjesa më e madhe e bizneseve në shenjë proteste, zgjodhën të vendosin njëherazi në orën 21:45, Himnin Kombëtar, me zë të lartë, pak para mbylljes së orarit muzikor, i cili është ora 22:00. Kjo solli dhe ndërhyrjen e policisë dhe ndalimin e disa prej protestuesve.
KOLUMBI– Agim Cerma është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA. Bashkë me shqiptarin, të njohur si ‘Jimmy”, j...
VLORË– Ide e gjetur e bizneseve në Vlorë për të mbyllur muzikën në bazë të rregullave anti covid! Në të njëjtën kohë, bizneset në Lungomare vendosën himnin...
VLORË– Qindra qytetarë, administratorë biznesesh dhe punonjës në fushën e turizmit qëndruan mbrëmjen e djeshme deri në orët e vona, para policisë, pasi kër...
VLORË–Protesta e zhvilluar dje mbrëma në zonën e Lungomares në Vlorë, nga bizneset që kërkojnë prej 2 javësh që kërkesa e tyre për të shtyrë orën e heqjes ...
VLORË– Pamje të tjera janë siguruar nga përplasja e Policisë së Shtetit me biznesmenët në Lungomare të Vlorës. Faxnews ka mundur të sigurojë një video ku p...
DURRËS– Një situatë tejet kaotike paraqitet në plazhin e Golemit nga plehrat, të cilat kanë pushtuar territorin duke u bërë shqetësim edhe për pushue...