Aktualitet

U gjet duke u zvarritur në rrugë për ndihmë, detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali. Autori: Doja të mbrohesha, kisha fri

18 Korrik 2021, 21:20 Nga DOSJA
U gjet duke u zvarritur në rrugë për ndihmë, detaje nga

ITALI-“Doja të mbrohesha,”- këto janë fjalët e Lorenzo Rivani, 63-vjeçari, i cili dy ditë më parë vrau një shqiptar. Rivani pretendon se grindja me viktimën, Nikaj Caf, 59 vjeç, ishte e gjitha për vetëmbrojtje. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse bëhet fjalë vërtetë për një zënkë që shkoi keq, apo për një hakmarrje të paramenduar, duke qenë se fqinjët kishin pasur debate të vazhdueshme.

Caf Nikaj jetonte prej shumë vitesh në Itali me bashkëshorten, në një bllok apartamentesh në rrugën Valsessia, në shtëpinë e një të moshuari për të cilin punonte. Ndërsa Rivani banonte në katin më sipër, jetnte vetëm. Fqinjët tregojnë për debate mes të dyve, shpesh për biçikletën e Rivanit, të cilën ai e linte të parkuar në hyrjen e përbashkët të pallatit, por megjithatë askush nuk mendonte që këto përplasje të çonin deri në vrasje.

Rivani dhe Caf u takuan rastësisht në rrugë ditën e vrasjes. Fillimisht u zunë me grusha por më pas Rivani nxorri një thikë duke plagosur rëndë shqiptarin. Ishte Rivani ai që telefonoi 112 dhe më pas u kthye në banesën e tij ku u gjet nga oficerët e policisë. 

Gjendja e Nikajt ishte menjëherë e rëndë. Shërbimet e emergjencës që mbërritën në vendin e ngjarjes, e gjetën duke e zvarritur në rrugë për ndihmë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën në reanimacion. Plaga që kishte marrë ishte e rëndë dhe shqiptari kishte humbur shumë gjak.

Marrë nga Novaratoday.it

(k.m/dosja/al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nikaj caf vrasja e shqiptarit ne itali nikaj caf vrasja e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll