Aktualitet

Merr flakë makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan/ Shoferi del në kohë, defekti teknik shkrumboi tërësisht mjetin

19 Korrik 2021, 06:35 Nga DOSJA
Merr flakë makina në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan/

TIRANË– Një mjet ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan. Nga shpërthimi, fatmirësisht nuk ka pasur viktima, vetëm dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit ka arritur që të dalë në kohë nga makina, sapo ka vënë re praninë e flakëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe punonjësit e policisë.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, e megjithatë hetimet për rastin janë duke vijuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet mjeti ne tirane digjet mjeti ne tirane

Sondazh

Poll