Aktualitet

Policia mban në paraburgim punonjësit e turizmit në Vlorë! Qytetarët PROTESTOJNË para komisariatit, kërkojnë lirimin e t

19 Korrik 2021, 05:06 Nga DOSJA
Policia mban në paraburgim punonjësit e turizmit në Vlorë!

VLORË– Qindra qytetarë, administratorë biznesesh dhe punonjës në fushën e turizmit qëndruan mbrëmjen e djeshme deri në orët e vona, para policisë, pasi kërkojnë lirimin e kamarjerëve që policia po mbahen në komisariat.

Mes brohorimash dhe thirrjeve për lirimin e punonjësve, qytetarët dhe sipërmarrësit lajmëruan se nuk do të largoheshin pa u lënë të lirë punonjësit.

Për media është shprehur edhe Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun, Vasil Bedinaj, i cili ka theksuar se shoqërimi me dhunë i punonjësve është sndërruar në një shfaqje të shëmtuar në një nga zonat më të frekuentuara te Vlorës.

“Është një situatë jo e këndshme qër qytetin e Vlorës. Ashtu siç e keni parë ju, e kemi parë ne, e ka parë dhe çdo qytetar dhe shumë turistë, që nuk i përshtatet qytetit. Jemi këtu, sepse janë marrë dy nga punonjësit e një nga subjekteve që operon në një nga shëtitoren e Vlorës. Janë dy punonjës që kanë punuar 12 apo 16 orë. Po përpiqemi që të gjejmë rrugën e duhur që të dalin ato dy punonjës, po ashtu të dënojmë fuqishëm këtë shfaqje kaq të shëmtuar, që është pikërisht në një nga zonat më të populluara të qytetit të Vlorës. Do ta shohin në ditën e nesërme uniformat, të cilat e kanë bërë këtë shfaqje të shëmtuar, do të kërkojmë dhe përgjegjësin e duhur që ka bërë atë shfaqje”, deklaroi Bedinaj.

Mbrëmjen e djeshme lokalet në Vlorë zgjodhën një formë origjinale për të protestuar duke vendosur në sfond himnin kombëtar pasi kërkojnë zgjatjen e fashës orare. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli tre të shoqëruar, mes tyre edhe një grua.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare vlore protesta ne lungomare vlore

Sondazh

Poll