Aktualitet

Ulërima në Lungomare! Efektivët kapin prej krahësh një grua, e reja vetëm bërtet: Më lëshoni!

18 Korrik 2021, 21:03 Nga DOSJA
Ulërima në Lungomare! Efektivët kapin prej krahësh një

VLORË– Pamje të tjera janë siguruar nga përplasja e Policisë së Shtetit me biznesmenët në Lungomare të Vlorës. Faxnews ka mundur të sigurojë një video ku policia e Vlorës shoqëron me forcë administratoren e një lokali në Lungomare, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron.

Dy efektivë tentojnë që t’i kthejnë krahët pas, ndërsa gruaja nis dhe bërtet. Ndërkohë një tjetër u kërkon që ta lëshojnë dhe të mos e prekin.

Mos e kap atë më dorë. Ajo është motra jonë. Mos e prekni! Çfarë bëni? Po kapeni me një femër. Mos e prek!,”-dëgjohet në video.

Prej datës 1 korrik, edhe pse jemi në sezon turistik, në fuqi është vendimi për orën policore, ku nuk lejohet të mbahet hapur aktiviteti pas orës 24:00. Bizneset i dëmton edhe orari i muzikës, i cili është 22:00, duke penguar aktivitetin e tyre. Në javët e fundit, policia ka nisur edhe kontrolle të shumta në vijat bregdetare për mos-zbatimin e këtyre masave, duke vendosur gjoba të cilat shkojnë deri në 10 mln lekë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare vlore protesta ne lungomare vlore

Sondazh

Poll