Bota

Këshilli i ri Kombëtar, reagon dega e PD në Britani: Përshëndesim zgjedhjen, diaspora nuk pajtohet me regjimin autokratik t

18 Korrik 2021, 17:40 Nga DOSJA
Këshilli i ri Kombëtar, reagon dega e PD në Britani:

BRITANI E MADHE- Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe ka përshëndetur punimet e Këshillit Kombëtar të PD-së, që dje zgjodhi 300 anëtarët për 4 vitet e ardhshme. Kreu i degës, Naim Hasani, ka shkruar në deklaratën e tij se tanimë të gjithë demokratët duhet të përfshihen në betejën që i pret në Kuvend.

“Një betejë e fuqishme na pret në muajit në viji, si në Parlament, ashtu edhe në arenën kombëtare e ndërkombëtare për një Shqipëri si gjithë Europa, për të faktuar krimin elektoral dhe për të bindur të gjithë shqiptarët për alternativën tonë, europiane, demokratike dhe qytetare,”-shkruhet ndër të tjera.

DEKLARATA E PLOTË: 

Dega e PD në Britani gjatë këtyre dy ditëve ka ndjekur me shumë interes dhe shpresë për shqiptarët, procesin e zgjedhjeve të reja për Keshillin Kombetar të Partisë Demokratike të Shqiperisë. Deklaratë e Deges se Partise Demokratike ne Britani! Pershendesim permbylljen e ketij procesi ne kohe te shpejte dhe vleresojme vendosmerine e liderit te opozites z. Basha per ti dhene mundesine demokratëve te zgjedhin dhe te zgjidhen ne forumin me te larte vendimmarres te PD. Me kete rast ju urojme fitoren te gjithe te zgjedhurve dhe shprehim besimin se do te punojme te gjithe se bashku, per ti shkurtuar sa me shume ditet, sistemit totalisht te deshtuar te instaluar ne Shqiperi nga “Rilindja” shkatrrimtare. Nje beteje e fuqishme na pret ne muajt ne vijim si ne parlament edhe ne arenen kometare e nderkombetare per nje Shqiperi si gjithe Europa, per te faktuar krimin elektoral dhe per te bindur te gjithë shqiptarët per alternativen tone, Europiane, demokratike dhe qytetare. Ne kushtet ku ndodhet Shqiperia, perfshirja e diaspores ne aksionet per te rikthyer demokracine ne Shqiperi eshte prioritet absolut i Partise Demokratike dhe jemi te bindur se gjysma e popullsise te Republikës se Shqiperise qe jeton ne mergim nuk mund dhe nuk do te pajtohet me rregjimin autokratik te instaluar ne atdheun tone. Suksese Partise Demokratike dhe shqiptarëve te ndershem kudo qe ndodhen. Zoti e bekofte rrugetimin tone te perbashket per te ardhmen e femijeve tane dhe gjeneratave qe do te vijne ne token tone arbërore!

Pas zgjedhjeve të djeshme, Partia Demokratike ka zgjedhur 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar për 4 vitet e ardhshme. Mes emrave të zgjedhur ka edhe personazhe të njohur, si Andi Lila, Adriatike Lamaj, etj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dega e pd ne britani lulzim basha naim hasani dega e pd ne britani lulzim basha naim hasani

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 16:31

SHBA, vazhdojnë zjarret pyjore në Kaliforni

SHBA- Zjarri Tamarack, i cili nisi në jug të Liqenit Tahoe në Kaliforni, po vazhdon fiton terren.  Mediat e huaja raportojnë se zjarri detyroi evakuimin e një q...