Bota

Detaji SHOKUES! 30-vjeçari vrau të dashurën…sepse kishin ngatërruar rrugë, si nisi sherri fatal

18 Korrik 2021, 17:23 Nga DOSJA
Detaji SHOKUES! 30-vjeçari vrau të dashurën…sepse kishin

GREQI– Faktet e reja që dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia Levakou nga partneri i saj 30-vjeçar. Dhe janë tronditëse! Bazuar në dëshminë e 30-vjeçarit, sherri mes çiftit nisi pasi kishin ngatërruar rrugën.

Ai tregoi se donin të shkonin në një vend në ishullin Folegandros por autori humbi rrugën. 30-vjeçari dyshohet se fajësoi të dashurën se nuk kishte ndjekur udhëzimet dhe humbi rrugën duke nisur një “luftë” të vërtetë në makinë. 

Sipas rrëfimit të vrasësit gjatë përleshjes, ai aksidentalisht uli frenat e dorës, ndaj dhe makina doli nga rruga e përfundoi buzë shkëmbinjve. Kur 26-vjeçarja doli i frikësuar nga automjeti, ai e ndoqi dhe e hodhi në det, duke i përplasur kokën nëpër shkëmbinj. 

LAJMI KRYESOR: Vrasja që tronditi Greqinë! I dashuri e hodhi nga shkëmbi, autopsia zbardh DETAJIN e trishtë, e reja mund të kishte shpëtuar, u mbyt në det! Autori shfaq pendesë dhe rrëfen gjithçka në polici

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 26-vjeçarja e vdekur ne greqi garyfalia garyfallia levakou 26-vjeçarja e vdekur ne greqi garyfalia garyfallia levakou

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 16:31

SHBA, vazhdojnë zjarret pyjore në Kaliforni

SHBA- Zjarri Tamarack, i cili nisi në jug të Liqenit Tahoe në Kaliforni, po vazhdon fiton terren.  Mediat e huaja raportojnë se zjarri detyroi evakuimin e një q...