Matteo Salvini: Nuk dua që dikush të ndjekë djalin tim pas me një shiringë vaksine
18 Korrik 2021, 18:09Nga DOSJA
ROMË– Kreu i Lega Nord, Matteo Salvini ka komentuar fushatën e vaksinimit të qytetarëve në Itali kundër pandemisë së koronavirusit. Sipas “La Repubblica”, Salvini ka bërë me dije se vetë nuk është vaksinuar dhe se nuk ka ndërmend që ta marrë dozën e rekomanduar.
“Unë nuk jam vaksinuar, prindërit e mi 75-76 vjeç janë vaksinuar dy herë, të qetë dhe të sigurt. Por refuzoj të shoh dikë që ndjek djalin tim 18-vjeçar me një shiringë në dorë. Të matur po, të tmerruar jo,”-tha ai. Po ashtu, Salvini komentoi edhe lidhur me variantin Delta të pandemisë duke bërë edhe një parashikim për të ardhmen.
“Varianti Delta është më ngjitës por nuk vret më. Ne do të duhet të jetojmë me këtë virus, pasi jetojmë me shumë viruse të tjerë, pa qëndruar brenda, por duke marrë të gjitha masat e nevojshme. Ky është pozicioni i Lidhjes. Ne mbrojmë të moshuarit. por le t’i lëmë fëmijët të lirë të argëtohen duke respektuar rregullat. Unë nuk dua të dëgjoj për mbylljet, ndalimin e orarit, zonat e kuqe dhe portokalli,“-shtoi Salvini.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE- Dega e Partisë Demokratike në Britani të Madhe ka përshëndetur punimet e Këshillit Kombëtar të PD-së, që dje zgjodhi 300 anëtarët për 4 vitet e...
GJERMANI- Reshjet e shiut në Europën perëndimore kanë shkaktuar përmbytje në disa shtete, duke lënë në total 170 viktima dhe persona të zhdukur.Ekipi i Observat...
GREQI– Dalin pamjet e makinës së 26-vjeçares Garyfallia, e cila u vra nga i dashuri i saj dy net më parë në Greqi. Mediat greke kanë nxjerrë pamjet e mje...
SHBA- Zjarri Tamarack, i cili nisi në jug të Liqenit Tahoe në Kaliforni, po vazhdon fiton terren. Mediat e huaja raportojnë se zjarri detyroi evakuimin e një q...
GREQI– Vrasja e 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur Greqinë! E reja u hodh nga shkëmbi nga i dashuri i saj, pas një debati që po zhvillonin jashtë makinë...
KOSOVË- Një familje në lagjen “Deremhallë” në Komunën e Gjilanit u evakuua nga shtëpia e tyre të shtunën mbrëma, pas rrezikut nga reshjet e dendura në këtë...
FRANCA- Protesta masive u zhvilluan në disa qytete të Francës të shtunën për herë të dytë brenda një jave kundër kërkesës së re të qeverisë për certifikatën shë...