Sport

Nagelsmann e nis me humbje premierën e tij te Bayer, 2-3 ndaj Këlnit

18 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA
Nagelsmann e nis me humbje premierën e tij te Bayer, 2-3 ndaj Këlnit

GJERMANI – Premiera e trajnerit Julian Nagelsmann në stolin e Bayern fillon keq. Kampionët gjermanë humbën ndaj Këlnit në një miqësore përgatitore për sezonin e ri, i cili fillon në gusht.

Ndeshja e zhvilluar në Vilingen përfundoi me rezultatin 3-2 për Këln. Gjithsesi, trajneri i ri Nagelsmann në këtë miqësore duhej të bënte pa lojtarët, që luajtën në “Euro 2020” dhe aktualisht janë me pushime.

“Ne do të luajmë edhe ndeshjet e ardhshme miqësore me të njëjtën skuadër, ndërsa presim që lojtarët e kombëtareve të kthehen. Kemi një kohë të shkurtër për t’u përgatitur para fillimit të kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës, por shpresojmë të jemi të gatshëm deri atëherë”,- tha Nagelsmann për “Magenta Sport”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 3-2 për këln euro 2020 julian nagëlsmann vilingen 3-2 për këln euro 2020 julian nagëlsmann vilingen

Sondazh

Poll