Bota

Përmbytjet fatale në Belgjikë, qeveria shpall 20 Korrikun ditë zie në nderim të 20 viktimave dhe 20 të zhdukurve

18 Korrik 2021, 12:39 Nga DOSJA
Përmbytjet fatale në Belgjikë, qeveria shpall 20 Korrikun

BELGJIKË– Belgjika shpalli një ditë kombëtare zie javën e ardhshme ndërsa numri i të vdekurve nga shpërthimi i lumenjve dhe vërshimeve të shpejta në jug dhe lindje të vendit u rrit në 20 të Premten, me 20 të tjerë të zhdukur.

Sipas Reuters, qeveria vendosi të Martën e ardhshme si një ditë zie dhe vendosi të zbusë festimet për Ditën Kombëtare Belge një ditë më pas. Ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden tha se 20 njerëz kishin humbur jetën, me 20 të tjerë të zhdukur.

“Ato që duhet të ishin ditët e bukura të verës u kthyen papritur në ditë të errëta dhe jashtëzakonisht të trishtueshme për bashkëqytetarët tanë. Këto janë rrethana të jashtëzakonshme që vendi ynë nuk i ka parë më parë.” tha Kryeministri, Alexander De Croo në një konferencë shtypi.

Disa qytete dhe fshatra u zhytën, duke përfshirë Pepinster afër Liege, ku rreth 10 shtëpi u shembën. Mbreti dhe mbretëresha e Belgjikës vizituan qytetin të Premten, duke përshkuar rrugët e përmbytura.

Belgjika i ka bërë thirrje mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian, duke rezultuar në kontribute nga Franca, Austria dhe Italia, kryesisht anije, helikopterë dhe personeli i shpëtimit.

Lajmi kryesor/ KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 180 numri i viktimave, mes tyre një çift nga Kosova, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të goditurat

 

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander de croo permbytje ne belgjike permbytje ne evrope alexander de croo permbytje ne belgjike permbytje ne evrope

Sondazh

Poll