Bota

Rriten infektimet në Tajlandë, ashpërsohen masat anti-Covid, shtet-rrethim natën dhe pika kontrolli për të parandaluar lë

18 Korrik 2021, 11:54 Nga DOSJA
Rriten infektimet në Tajlandë, ashpërsohen masat anti-Covid,

TAJLANDË– Tajlanda ka ashpërsuar kufizimet anti-Covid në vend pas rritjes së konsiderueshme të infektimeve ditore. Aljazeera shkruan se në tre provinca të Tajlandës Chonburi, Ayutthaya dhe Chachoengsao qytetarët janë këshilluar që të qëndrojnë brenda, ndërkohë që natën është vendosur shtet-rrethim nga ora 21:00 deri në 04:00 të mëngjesit.

Qytetarët në këto provinca gjithashtu nuk do të lejohen që të largohen nga qytetet e tyre, deri në një afat të dytë. Në këto provinca gjithashtu do të vendosën pika kontrolli për të parandaluar njerëzit që të dalin nga qytetet.

Që nga fillimi i pandemisë në Tajlandë janë regjistruar 403,386 persona të infektuar me Covid, ndërkohë që 3,341 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërsa vaksnimi në Tajlandë po ecën me ritme të ngadalta, pasi vetëm 5% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht, ose 3.4 milion banorë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne tajlande covid ne tajlande

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 09:55

GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi ...