Bota

Kadri Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë dhe u lejua të takohej me të gjithë familjarët

18 Korrik 2021, 10:11 Nga DOSJA
Kadri Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë dhe u lejua të

KOSOVË– Gjykata Speciale i kishte dhënë leje ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli,  që të qëndrojë në Kosovë me rastin e vdekjes së babait.

Kjo është hera e dytë që Veseli rikthehet në Kosovë pasi në fund të Majit ai erdhi me leje speciale pikërisht për të vizituar babain e tij të sëmurë.

Herën e dytë Veseli qëndroi te familjarët e tij për rreth 3 ditë, sipas njoftimit të një zyrtari të Speciales.

Vizita zgjati nga e shtuna e 10 korrikut deri të hënën e 12 korrikut dhe zotëri Veseli është kthyer i sigurt në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjatë vizitës, i akuzuari ka qëndruar në qendër paraburgimi dhe nën mbikëqyrje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës e mbështetën DHSK-në gjatë kësaj vizite”.-tha zyrtari.

Megjithëse atij ju lejua kthimi në atdhe pasi i ati humbi jetën, sërish kërkesa e tij nuk ishte e plotë pasi ai kërkoi 7 ditë leje, por gjithsesi ju lejua që të takonte familjarët e tij.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ish kreret e uck kadri veseli ne kosove kosova ne hage ish kreret e uck kadri veseli ne kosove kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 09:55

GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi ...