Bota

Drejtori i QKMF-së tregon se si është gjendja në Deçan pas helmimit të mbi 1 mijë e 600 personave

18 Korrik 2021, 12:08 Nga DOSJA
Drejtori i QKMF-së tregon se si është gjendja në

KOSOVË– Numri i të personave të helmuar në Deçan është në rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit.

Në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka  theksuar edhe se personat që nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.

Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me kuptu në aspektin klinik që jemi në bishtin e epidemisë si quhet në gjuhën e mjekësisë. Do me thënë në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”, tha Berisha për KosovaPress. .

Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

Pacientët që kanë marrë ndihmë sot janë 67, mund të ketë edhe ndonjë numër tjetër që është trajtuar në Mjekësi Familjare dhe Pediatri por është e pritshme dhe ne po presim që në këtë formë të bie edhe numri i pacientëve”, tregoi ai.

Lajmi kryesor/ Java kritike e Deçanit/ Nga dyshimet e para te konfirmimi i helmimit të mbi 1.600 banorëve!Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli. Arrestohen dy persona

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit selmon berisha helmimi i banoreve te decanit selmon berisha

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 09:55

GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi ...