Bota

Helmimi i ujit në Deçan/ Infektologu Ramadani tregon për rreziqet dhe pasojat e kontaminimit

18 Korrik 2021, 12:12 Nga DOSJA
Helmimi i ujit në Deçan/ Infektologu Ramadani tregon për

KOSOVË– Disa ditë më parë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan pranoi brenda një kohe shumë të shkurtër qindra qytetarë me simptoma helmimi, që dyshohej se ishte nga uji i pijes. Qytetarët që kërkuan ndihmë në QKMF kishin simptoma si: temperaturë të lartë, të vjella, diarre e marramendje.

Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën Enigma se këto janë baktere shumë patogjene dhe të rënda, ndërkaq nëse do të ishin më të zhvilluara, sidomos tek fëmijët do të mund të jenë të rrezikshme.

Siq e dini tani e sa ditë vendi ynë dhe Deçani me rrethin në veçanti ishte përballë me një shpërthim masiv të një epidemie, situata u paraqit e vrullshme me shumë të infektuar dhe shumë pacientë, me një simptomatologji të sindromit toxoinfectio alimentar apo helmimit me ujin e pijshëm”, tha Ramadan.

Ramadani ka shtuar se qytetarët e Deçanit kanë pasur fat që bakteret nuk janë aq të zhvilluara, sepse siç tha ai tek fëmijët e kanë efektin shumë më të rëndë.

Ajo që është me rëndësi ishte niveli i mirë i trajtimit, kjo epidemi për fat përfundoj mirë dhe me pak pasoja. Këtu duhet shtuar se autoritetet shëndetësore në nivel vendi kanë qenë të mobilizuar në ndihmë të sëmurëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Tash u tejkalua kjo epidemi dhe u vërtetua se ishte uji i kontaminuar me baktere dhe viruse noravirus si dhe forma toxikogjene e E Coli EETP baktere e njohur për mjekësi që shkakton një infekcion të rëndë dhe helmim të popullatës nëse vjen me rrugë të ujit ose rrugë tjera”, tha infektologu Ramadani.

Infektologu Ramadani tha se për fat të mirë ecuria e kësaj epidemie është në përmirësim e sipër.

Lajmi kryesor/ Java kritike e Deçanit/ Nga dyshimet e para te konfirmimi i helmimit të mbi 1.600 banorëve!Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli. Arrestohen dy persona

(d/a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hamdi ramadani helmimi i banoreve te decanit hamdi ramadani helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2021, 09:55

GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi ...