Bota

18 Korrik 2021, 09:55 Nga DOSJA

GREQI– Ngjarja tragjike që i mori jetën 26-vjeçares Garyfallia ka tronditur prindërit e saj të cilët ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike pasi mësuan lajmin.

Fjalët e para të nënës së 26-vjeçares Garyfallia, e cila u vra nga i dashuri i saj janë prekëse dhe tronditëse.

Garyfallia ishte një dhuratë për mua. Drejtësia do të bëjë punën e vet. Unë pashë disa sjellje manipuluese,” theksoi ajo, duke folur me SKAI.

E pyetur më tej nga gazetarët se a kishte dijeni për raportin e vajzës së saj me të dashurin vrasës 30-vjeçar, ajo u shpreh se nuk e kishte takuar asnjëherë por e bija i kishte thvnë se ishte djalë i mirë.

Unë dua që ju të respektoni dhimbjen tonë. Unë nuk e kam takuar të riun. Garyfallia na tha se ishte një djalë i mirë.  Do të doja t’i thosha fëmijës tonë një herë të fundit që e duam atë”, tha nëna e saj.

Së fundi ajo ka dashur të përcjellë një mesazh për të gjitha nënat, ku i ka kërkuar që të edukojnë djemtë të respektojnë femrat.

Mësojini djemtë tuaj të sillen si burra. Mos u bëni frikacak. Do të doja të thoja një gjë të fundit, që e dua vajzën time “– përfundoi mes lotësh fjalën.

Ndërkohë babai i 26-vjeçares është i tronditur dhe në një gjendje të keqe psikologjike. Ai tha se vajza e tij shkoi me pushime për herë të parë në jetën e saj me një partner, pasi të gjitha vitet e mëparshme ajo ia kishte kushtuar jetën studimit.

Ai më vrau vajzën, ai e vrau dashurinë e babit me humor të mirë. Një vajzë që ka lexuar gjithë jetën e saj. Ajo shkoi me pushime për herë të parë dhe ai e vrau atë,” tha babai i Garyfallia.

26- vjeçarja Garyfallia  u gjend e vdekur në zonën detare të Lygaria në Folegandros ku ajo kishte shkuar me pushime me të dashurin e saj. Ka qenë dëshmia e një dëshmitare okulare që ka vënë policinë në lëvizje dhe 24 orë nga ngjarja i dashuri i saj 30-vjeçar, u gjet në një vend të shkretë në gjendje të rënduar psikologjike ku dhe ka pranuar krimin para autoriteteve.

LAJMI KRYESOR: Vrasja që tronditi Greqinë! I dashuri e hodhi nga shkëmbi, autopsia zbardh DETAJIN e trishtë, e reja mund të kishte shpëtuar, u mbyt në det! Autori shfaq pendesë dhe rrëfen gjithçka në polici

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni garyfallia vritet 26-vjeçarja ne greqi garyfallia vritet 26-vjeçarja ne greqi

Sondazh

Poll