Bota

96-vjeçari bëhet i diplomuari më i moshuar në Britani, pensionisti mbaron universitetin e arteve

17 Korrik 2021, 19:58 Nga DOSJA
96-vjeçari bëhet i diplomuari më i moshuar në Britani,

BRTANI -Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli ku një pensionist është bërë studenti i diplomuar më i vjetër pasi mori diplomën e universitetit në moshën 96 vjeçare.

Prej atëherë ai ka perfeksionuar aftësitë në poçari, në teknikat tradicionale të fotografisë dhe të programeve si ‘Photoshop’. Archie ishte 96 vjeç e 56 ditë kur dorëzoi punën e fundit për pedagogët e tij, vetëm 144 ditë më i ri se i diplomuari më i moshuar i botës.

Mbajtësi i këtij rekordi është në fakt Shigemi Hirata nga Japonia, i cili ishte 96 vjeç e 200 ditë në kohën e përfundimit të studimeve. Archie shënoi arritjen e tij me një ekspozitë pikture të projekteve të tij finale, të studimeve të artit. Archie thotë se kërkon të hapë një grup bamirësie për studentët e paavantazhuar dhe piktorë të tjerë, që ata të fitojnë sa për të jetuar me punën e tyre.

Ai thotë: “Nuk shqetësohem shumë që jam i diplomuari më i moshuar. E shijova të qenit pjesë e kurseve, studimin e madje dhe përdorimin e Photoshop, që më la të habitur. Më ndihmonin shumë nxënësit e tjerë dhe stafi i universitetit. Tani që mbarova do të vazhdoj të pikturoj. Kam pasur një karrierë të kënaqshme për vete, por një nga gjërat që më shqetëson më shumë është se njerëz që diplomohen nuk arrijnë të sigurojnë jetesën e tyre duke qenë artistë, punues pocarie, fotograf apo modelues. Prandaj do të krijoj një bamirësi për të mbështetur të diplomuarit”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota archie white archie white

Sondazh

Poll