Bota

U arrestua pasi mbushi makinat e zyrtarëve me mbishkrimin ‘Zhvatës’! Lirohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

17 Korrik 2021, 16:36 Nga DOSJA
U arrestua pasi mbushi makinat e zyrtarëve me mbishkrimin

KOSOVË– Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, bashkëshorti ish-ministres së Arsimit në vendin tonë, Besa Shahni, është liruar nga policia.

Ai u arrestua ditën e djeshme pasi u shoqërua pas një proteste që mbajti bashkë me përfaqësues të tjerë të kësaj partie para ministrisë së Drejtësisë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, e cila tha se lirimi i tij ndodhi pas presionit të madh publik.

“Kundërshtimi ndaj zhvatjes që ka filluar pushteti nuk ndalet. Përndjekja e pushtetit ndaj opozitës nuk e ndal kritikën e aksionin. Së bashku mund të krijojmë të renë demokratike si kundërpërgjigje ndaj autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Dardan Molliqaj u arrestua dje bashkë me shtatë aktivistë të partisë që ai drejton, të cilët më pas janë liruar, gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë ku kundërshtuan taksën shtesë prej 5 euro për regjistrimin e veturave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 13:26

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqë...