Bota

Vrasësi serial i “Hollywood” dënohet me vdekje

17 Korrik 2021, 19:10 Nga DOSJA
Vrasësi serial i “Hollywood” dënohet me vdekje

SHBA- Michael Gargiulo, vrasësi serial i ‘Hollywood’ është dënuar me vdekje. BBC raporton se Gargiulo u akuzuar për vrasjen e dy grave dhe u përpoq të vriste një tretë.

Ashley Ellerin, 22 vjeç dhe Maria Bruno, 32 vjeç, u plagosën me thikë për vdekje në shtëpitë e tyre në Kaliforni nga Gargiulo. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por la pak gjak pas, duke i mundësuar policisë që ta gjurmonte.

Vrasjet në Kaliforni tërhoqën vëmendjen globale sepse një nga viktimat, Ellerin, ishte gati të shkonte në një takim me aktorin amerikan Ashton Kutcher natën kur u vra në shkurt 2001. Pas dhënies së vendimit, Gargiulo u shpreh se ishte dënuar me vdekje në mënyrë të padrejtë dhe të pajustifikueshme. Ai shtoi se kishte dashur të dëshmonte, por nuk e kishin lejuar.

Ndërsa shpalli dënimin, gjykatësi Larry Paul Fidler tha se “vdekja dhe shkatërrimi pasuan” Michael Gargiulo.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ashley ellerin ashton kutcher larry paul fidler maria bruno michael gargiulo ashley ellerin ashton kutcher larry paul fidler maria bruno michael gargiulo

Sondazh

Poll