Bota

Elon Musk zbulon se nuk i pëlqen të jetë shefi i Tesla-s: Unë më tepër e urrej atë

17 Korrik 2021, 15:43 Nga DOSJA
Elon Musk zbulon se nuk i pëlqen të jetë shefi i Tesla-s:

SHBA- Miliarderi Elon Musk ka zbuluar se nuk i pëlqen të jetë shef i Tesla-s. BBC raporton se Musk më tepër e urren të qenit shef.

Elon Musk morri pjesë në seancën e parë të gjyqit, ku ai akuzohet për presion ndaj anëtarëve të bordit të firmës për një marrëveshje 2.6 miliardë dollarë, për të blerë një firmë të panelit diellor.

“Unë më tepër e urrej atë dhe do të preferoja shumë ta kaloja kohën time me projekte dhe inxhinieri,” -i tha ai gjykatësit.

Musk mohoi të kishte ushtruar presion mbi anëtarët e bordit, duke thënë se marrëveshja ishte pjesë e një “plani” për të krijuar automjete të përballueshme me furnizime të energjisë së gjelbër. Ai ka theksuar se nuk ka fituar asgjë nga aksionet në fjalë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elon musk elon musk

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 13:26

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqë...