Bota

Presidenti Bashar al-Assad betohet për mandatin e katërt në Siri

17 Korrik 2021, 18:56 Nga DOSJA
Presidenti Bashar al-Assad betohet për mandatin e katërt në Siri

SIRI- Presidenti sirian Bashar al-Assad ka bërë betimin për një mandat të katërt 7-vjeçar në vendin e shkatërruar nga lufta. Mediat e huaja raportojnë se betimi erdhi pasi Bashar al-Assad fitoi më shumë se 95.1 përqind të votave të hedhura në zonat e mbajtura nga qeveria.

Ceremonia e betimit të së shtunës u mbajt në pallatin presidencial në Damask dhe morën pjesë më shumë se 600 njerëz, përfshirë klerikë, anëtarë të parlamentit, figura politike dhe oficerë të ushtrisë.

“Zgjedhjet kanë provuar forcën e legjitimitetit popullor që njerëzit i kanë dhënë shtetit. Ata kanë diskredituar deklaratat e zyrtarëve perëndimorë mbi legjitimitetin e shtetit, kushtetutës dhe atdheut”,- tha al-Assad në fjalën e tij të inaugurimit.

Mandati i tij i ri fillon me vendin ende të shkatërruar nga 10 vjet luftë që vrau qindra mijëra dhe u përfshi në një krizë ekonomike të përkeqësuar. Pothuajse gjysma e popullsisë së Sirisë para luftës është zhvendosur ose jeton në vendet fqinje ose në Evropë si refugjatë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashar al-assad bashar al-assad

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 13:26

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqë...