Bota

Familja e Albin Kurtit parakalon në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, vëmendjen “e vjedh” bashkëshortja

17 Korrik 2021, 18:20 Nga DOSJA
Familja e Albin Kurtit parakalon në tapetin e kuq të Festivalit

FRANCË -Në Kanë të Francës po mbahet nata finale e festivali tradicional të filmit, përkatësisht edicionit të 74-të i tij, ku po garojnë edhe dy filma me produksion kosovar. E pranishme është edhe familja kryeminisgrore e Kosovës e përbërë nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me bashkëshorten, Rita Augestad Knudsen, dhe vajzën e tyre Lea.

Kryeministri Kurti është i veshur me një kostum të zi, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë bashkëshortja e tij e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të verdhë. Ndërkohë, vajza e tyre e vogël është veshur me një fustan të linjës “Strawberry Dress” stilistes që jeton dhe vepron në Amerikë, Lirika Matoshi.

Dy filmat me produksion kosovar janë filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, dhe filmi i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami. Kosova konkurron sonte për çmimet “Palma e Artë” me filmin e regjisorit Karahoda dhe për çmimin “Kamera e Artë” me filmin e regjisores Bajrami.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti france kanë rita augestad knudsen albin kurti france kanë rita augestad knudsen

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 13:26

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqë...