Bota

Tronditet Greqia! Gjendet e vdekur 26-vjeçarja në breg të detit, asnjë gjurmë rreth të dashurit të saj që e shoqëronte

17 Korrik 2021, 14:18 Nga DOSJA
Tronditet Greqia! Gjendet e vdekur 26-vjeçarja në breg të

GREQI– Nuk gjen paqe Greqia nga krimet që po pasojnë njëri-tjetrin në mënyrë të shpeshtë. Ngjarja e tre muajve më parë në Glyka Nera, duket se është përsëritur pasi një 26-vjeçare u gjend ditën e sotme e vdekur në breg të detit në Folegandros.

Protothema raporton se 26-vjeçarja, Garyfalia, kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj në Folegandros, por fatkeqësisht kjo përfundoi në tragjedi . E reja është gjendur e vdekur në breg të detit mbrëmjen e djeshme,  ndërkohë që për të dashurin e saj nuk ka akoma asnjë të dhënë. 

Familjarët e Garyfalias, janë në gjendje shoku, pasi nuk kanë asnjë ide çfarë mund të ktë ndodhur me vajzën e tyre dhe po presin një përgjigje sa më të shpejtë nga autoritetet. Nga ana tjetër edhe familjarët e të dashurit të saj janë në ankth, pasi nuk ka asnjë shenjë jete as për djalin e tyre dhe shpesh dëgjohen skenare për askident apo vrasje të dy të rinjve.

26-vjeçarja me origjinë nga Velo, Korinth ka studiuar për farmaci dhe kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj, i cili është nga Vrachati, Korint. Disa dëshmiratë okularë kanë treguar rreth herëve të fundit kur e kanë parë vajzën dhe ajo ishte e vetme duke dalë nga makina me një çantë shpine dhe po priste një person në një zonë shkëmbore të plazhit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 26-vjeçarja e vdekur ne greqi folegandros garyfalia greqi 26-vjeçarja e vdekur ne greqi folegandros garyfalia greqi

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 13:26

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqë...

Bota 17 Korrik 2021, 09:14

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj është shprehur se situata në vend po shkon drejt normalizimit. Në një postim në Fac...