Bota

17 Korrik 2021, 13:26 Nga DOSJA

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të përballet me probleme të reja kundër Kosovës, pasi kjo e fundit, ka nisur një një proces gjyqësor kundër shtetit serb.

Media austriake Kosmo.at raporton se Qeveria e Kosovës filloi zyrtarisht një proces gjyqësor kundër shtetit serb të Mërkurën. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e qëllimshëm të monumenteve kosovare. Të mërkurën, qeveria në Kosovë votoi për të ngritur një komision shtetëror për të dokumentuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore të kosovarëve gjatë luftërave të vitit 1998 dhe 1999,.

E Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e konsideron të rëndësishme krijimin e këtij komisioni pasi, sipas tij, zyrtarisht do të fillojë procesi i mbajtjes së përgjegjësisë së Serbisë dhe/ ose kompensimit për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve për lëvizin në Kosovë. Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

Çeku më tej theksoi se ky komision do të ketë për detyrë të përpilojë inventarin kombëtar të të gjitha monumenteve të shkatërruara gjatë luftës 1998 dhe 1999.

“Anëtarët e komisionit do të jenë profesionistë dhe përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve profesionale si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Komisioni do të marrë parasysh të gjitha dokumentet e prodhuara deri më tani. Kërkesa për kompensim është bërë në përputhje me standardet ndërkombëtare” tha Hajrulla Çeku.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic hajrulla çeku kosova hedh ne gjyq serbine aleksander vucic hajrulla çeku kosova hedh ne gjyq serbine

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 09:14

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj është shprehur se situata në vend po shkon drejt normalizimit. Në një postim në Fac...