Aktualitet

Turisti në gjendje kome, ankorohet me urgjencë kroçera në Karaburun, si u transportua mes errësirës 68-vjeçari

30 Maj 2019, 05:42 Nga DOSJA
Turisti në gjendje kome, ankorohet me urgjencë kroçera në

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme një kroçerë është ankoruar pranë Karaburunit pasi në të ndodhej një 68-vjeçare në gjendje kome. Dosja.al mëson se Kapiteneria Vlorë mori  dje në orën 21:15 një thirrje në radio nga një kroçer me emrin “Costa Victoria” e cila ishte duke lundruar në afërsi të gadishullit të Karaburunit, nga ku kërkonte një asistencë mjekësore pasi kishte një person të sëmurë ne bord.

Menjëherë u njoftua ambulanca e qytetit dhe policia kufitare për këtë situatë. Kroçera mori udhëzim të afrohej portit te Vlorës dhe te merte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të s’barkohej në tokë dhe te shkonte drejt Spitalit Rajonal Vlorë. 68-vjeçarja u transportua për në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Kroçra u afrua deri në 1 milje larg nga porti i Vlorës.

Foto nga kroçera 

Si u transportua i sëmuri? 

Kapiteni i Portit sëbashku me personelin e ndihmës se shpejt me anë të një rimorkiatori “RM Aulona” shkuan ne bord të kroçeres Costa Victoria për të mare të sëmurin me barrel për ta transportuar në drejtim të spitalit. Rreth ores 23:00 Personi i sëmur u vendos me kujdes tek ambulanca e urgjencës per ne drejtim te spitalit rajonal Vlorë për procedurat e mëtejshme mjekësore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ankorohet me urgjencë kroçera kroçer costa victoria turisti në gjendje kome ankorohet me urgjencë kroçera kroçer costa victoria turisti në gjendje kome

Sondazh

Poll