Aktualitet

Prishja e godinave tek Selvia, gazetarja i kujton të shkuarën deputetes së PS: Të ndihmuam, pse hesht sot?

29 Maj 2019, 21:31 Nga DOSJA
Prishja e godinave tek Selvia, gazetarja i kujton të shkuarën

Gazetarja Monika Spahivolgi, ka reaguar për skandalin e prishjes së banesave tek Selvia. Ajo kujton një rast të ngjashëm kur prisheshin banesat, pak metra më tutje nga vendi ku ndodhi ngjarja sot.

Spahivogli shkruan së disa vite me parë i kanë prishur banesën deputetes Klotilda Spahiu, e cila ka kërkuar ndihmë, ndërsa sot po hesht.

Gazetarja i bën thirrje deputetes që të reagoj për këtë që po ndodh sot tek Selvia dhe të ndihmoj banorët siç është ndihmuar ajo kur i shembën banesën.

REAGIMI I PLOTË

Ndihme!!!! Ndodhi qe u hap TV ne pranine time.

Pa dashje pashe nje ngjarje qe po ndodh tek “Selvia”. Nuk di se si jane rrethanat (do informohem) por, teksa fadromat po shembin dhe koha nuk premton, nuk di pse m’u kujtua nje ngjarje e shume viteve me pare kur, Vila Gold po ngrinte pallate diku andej.

Klotilda, dikur shoqja ime (sot krahu i djathte i Rames) kishte nje shtepi atje…nga ato te thjeshtat Tironse. Nje dite vendosi ta ri-ndertonte por, nuk kishte bere ende letrat kur Vila Gold nisi ofensiven ndertuese.

U desh qe te ndihmohej fuqishem per te marre te drejten e pronesise te nje vile (ne vend te nje trualli pra, ne vend te 5 mln te merrte rreth 90 mln) Dihet qe ne Shqiptaret asnjehere nuk i kemi mire punet me letrat….

Nese Ilda me degjon disi sonte, do te doja ta shihte pak kete ngjarjen qe po ndodh. Mbase ben ashtu me altruizem te paster ate qe une dje bera per te… Nuk i njoh keta njerez dhe as historine e tyre por, Ilda eshte sot ne nje pozicion qe mund te ndihmoje… sadopak.

Dashte zoti mos jem gabim!!

Kujtojmë se sot pasdite policia bashkiake ka prishur disa godina tek Seliva, ku janë rrafshuar disa biznese. Banorët dhe pronarët e këtyre godinave janë shprehur se kanë dokumentacion të rregullt dhe janë pronar të ligjshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet godinat tek selvia monika spahivogli shembja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia godinat tek selvia monika spahivogli shembja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia

Sondazh

Poll