Aktualitet

Sa ishte kthyer në atdhe, emigrantit i djegin makinën në Fushë Krujë (Foto)

30 Maj 2019, 06:16 Nga DOSJA
Sa ishte kthyer në atdhe, emigrantit i djegin makinën në

FUSHË KRUJË Një automjet është djegur në Fushë Krujë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se automjeti tip BMW me targa “AA454UF” është shkrumbuar teksa ndodhej i parkuar pranë qendrës shëndetësore në Fushë Krujë.

Makina i përket një emigranti me inicialet B.K., 27-vjeç, i cili sapo ishte kthyer në atdhe.

Të njëjtat burime theksojnë për Dosja.al se kanë qenë banorët e zonës që kanë konstatuar mjetin në flakë dhe kanë lajmëruar policinë dhe zjarrëfikësen.

BMW”- ja është shkrumbuar tërësisht, ndërkohë që ende nuk dihen autorët apo shkaqet e ngjarjes.

Njoftim nga policia 

Më datë 30.05.2019, rreth orës 01:05, në lagjen S.M.T., Fushë Krujë , ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, automjetin në pronësi të shtetasit B.K.,27 vjeç.

Nga hetimet parapake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.

Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina digjet makina e emigrantit fushë-krujë digjet makina digjet makina e emigrantit fushë-krujë

Sondazh

Poll