Bota

Protestuan për taksën shtesë të makinave, publikohen pamjet e arrestimit të anëtarëve të PSD-së

16 Korrik 2021, 12:29 Nga DOSJA
Protestuan për taksën shtesë të makinave, publikohen pamjet

KOSOVË– Dhjetëra vetura zyrtarësh janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës” si dhe tiketa ngjitëse. Pas aksionit 6 anëtarë, në krye me kryetarin e kësaj partisë PSD, Dardan Molliqaj janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Në pamjet e publikuara nga mediat kosovare shihet momenti i arrestimit të aktivistëve në momentin që ata kanë qenë duke ngjitur etiketat.

Protesta e anëtarëve të PSD-së, nisi për shkak të taksës shtesë për regjistrimin e makinës e cila do hyjë në fuqi nga data 1 shtator. Ditën e djeshme Ministria e Infrastukturës së Kosovës, njoftoi se duke filluar nga 1 Shtatori qytetarët që posedojnë një makinë duhet të paguajnë 5 euro shtesë për të marrë pullën ngjitëse që vërteton se automjeti ka kryer kontrollin teknik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arrestohet dardan molliqaj taksa e makinave ne kosove arrestohet dardan molliqaj taksa e makinave ne kosove

Sondazh

Poll