Bota

Arrestimi i aktivistëve në Kosovë, reagon PSD-ja: Pushteti i Kurtit zhvat qytetarët, të lirohen menjëherë

16 Korrik 2021, 12:15 Nga DOSJA
Arrestimi i aktivistëve në Kosovë, reagon PSD-ja: Pushteti i

KOSOVË– Partia Socialdemokrate ka konfirmuar arrestimin e kryetarit Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistëve të partisë.

Sipas njoftimit, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.

Në deklaratën e publikuar është kërkuar lirimi i menjëhershëm i tyre.

Njoftimi i plotë:

Gjatë aksionit të sotëm për të shfaqur zhvatjen që pushteti i Kurtit po e bën ndaj qytetarëve, duke taksuar shtesë regjistrimin e makinës e duke krijuar monopol për një kompani, policia ndërhyri dhunshëm për ta ndërprerë aksionin duke arrestuar e lënduar brutalisht aktiviste e aktivistë të PSD-së.

Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.

Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë.

Ditën e djeshme Ministria e Infrastukturës së Kosovës, njoftoi se duke filluar nga 1 Shtatori qytetarët që posedojnë një makinë duhet të paguajnë 5 euro shtesë për të marrë pullën ngjitëse që vërteton se automjeti ka kryer kontrollin teknik.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora  dardan molliqajt frashër krasniqi korab korça nol nushi teutë rrusta zgjim hyseni  dardan molliqajt frashër krasniqi korab korça nol nushi teutë rrusta zgjim hyseni

Sondazh

Poll