Bota

IKSHPK tregon se çfarë u gjet në mostrat e pacientëve të Deçanit që u dërguan për testim jashtë vendit

16 Korrik 2021, 12:59 Nga DOSJA
IKSHPK tregon se çfarë u gjet në mostrat e pacientëve

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga ekzaminimet në mostrat e pacientëve që janë dërguar për testim në laboratoret jashtë Kosovës, për të gjetur shkaktarin e helmimeve në Deçan, janë detektuar tri bakterie.

IKSHP-ja ka bërë me dijhe se ekzaminimet janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit: Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC). Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit:

Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).

Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët.

Lajmi kryesor/ Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit ikshpk helmimi i banoreve te decanit ikshpk

Sondazh

Poll