Aktualitet

Dhunë fizike, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe lëndë narkotike, arrestohen 8 persona në Tiranë

16 Korrik 2021, 11:35 Nga DOSJA
Dhunë fizike, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Policia bënë me dije se 30-vjeçari me iniciale E.L u gjet me lëndë narkotike ditën e sotme. I arrestuar tjetër është 34-vjeçari A.J, pasi është akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike. Një 37-vjeçar me iniciale E.B u arrestua pasi theu vendimin e Gjykatës për ‘Arrest në shtëpi’. Të arrestuar të tjerë janë edhe personat me iniciale B.Gj dhe A.Gj, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie. Ndërsa tre persona të tjerë me iniciale A.Ç, A.L dhe I.M janë arrestuar për shkak se janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.  

Njoftimi i policisë: 

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim L.(A). J., 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Gj., 53 vjeç dhe A. Gj., 46 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Gjithashtu, shtetasi B. Gj. ka dëmtuar me sende të forta mjetin e A. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ç., 48 vjeç, A. L., 22 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona në tiranë policia e tiranes arrestohen 8 persona në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll