Bota

Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

16 Korrik 2021, 07:06 Nga DOSJA
Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

GJERMANI– Totali i reshjeve që nisën ditën e mërkurë deri të enjten në mëngjes në pjesën më të madhe të Gjermanisë perëndimore dhe rajonit të Beneluksit, me provincat gjermane janë më shumë se një muaj të tërë të reshjeve në këtë rajon.

Kolni regjistroi 154 mm (6 inç) reshje shiu në vetëm 24 orë duke përfunduar të enjten në mëngjes, që përfaqëson gati dyfishin e mesatares së saj mujore për korrikun prej 87 mm (3.45 inç).

Por, çfarë shkaktoi kaq shumë shi? Reshjet ekstreme të shiut ishin rezultat i një zone të ngadaltë me presion të ulët, i cili lejoi krijoi një lloj rripi transportuesish në ajër të ngrohtë dhe të lagësht që ushqen stuhi të fuqishme duke sjellë reshje të mëdha dhe të qëndrueshme, tregojnë ekspertët.

Shkalla e reshjeve intensive po bëhet gjithnjë e më e zakonshme me ngrohjen e klimës, pasi ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë avuj uji që janë në dispozicion të shndërrohen në shi.

KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 91 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të prekurit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota permbytje ne gjermani permbytje ne gjermani

Sondazh

Poll