Bota

‘Familja e motrës u prek rëndë’/ Haradinaj: Kam pasur simptoma të helmimit, nuk është diçka që shpjegohet

16 Korrik 2021, 06:14 Nga DOSJA
‘Familja e motrës u prek rëndë’/ Haradinaj: Kam pasur

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan. Ai ka konfirmuar se edhe vetë ka pasur simptoma por jo të mëdha.

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po u prek rëndë. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

Haradinaj tha se ka një qetësim të gjendjes. “Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në Kanal 10.

Lajmi kryesor/ Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit ramush haradinaj helmimi i banoreve te decanit ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2021, 20:54

ANALIZA: A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund t...