Bota

Përdhunimi në Greqi/ Abuzoi me 19-vjeçaren, polici kishte torturuar prej vitesh bashkëshorten, ajo u arratis nga TMERRI, efe

16 Korrik 2021, 06:58 Nga DOSJA
Përdhunimi në Greqi/ Abuzoi me 19-vjeçaren, polici kishte

GREQI– Ngjarja e bujshme e përdhunimit të 19-vjeçares në Greqi nga efektivi i policisë, sa vjen e zgjerohet me detaje të reja. Së fundmi ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit ka ngritur akuza për ushtrim dhune për vite me rradhë gjatë martesës së tyre.

Sipas mediave greke, ish-gruaja e policit jetoi një tmerr dhe neveri të përditshme me ato që po mësonte dhe shihte nga partneri i saj i atëhershëm. Siç u tha ajo hetuesve, makthi i saj zgjati për 9 vjet ndërsa ajo gjithashtu u përpoq të shpëtonte nga duart e dhunshme të oficerit të policisë 39-vjeçar.

Ish-gruaja e policit zbuloi se ajo po përpiqet të kërkojë kujdestarinë e vajzës së saj të vogël, e cila tani rritet me prindërit e “Dimit”, burri që u arrestua për përdhinimi dhe torturat ndaj 19-vjeçares.

Në vitin 2019, ajo nuk mund të duronte më “tmerrin” e përditshëm, ndaj vendosi të largohej nga shtëpia. Oficeri i policisë deklaroi zhdukjen e saj në Departamentin e Sigurisë të Ilioupoli, madje duke postuar foto të saj dhe kërkonte ndihmë nga kushdo që mund të kishte informacion për të shoqen.

Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuzar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici. Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh. Ka dyshime se me ngjarjen ka lidhje dhe po kërkohet për ndonjë gjurmë të shqiptares së zhdukur, Artemis Vasili, e cila është zhdukur prej muajit tetor. Dyshohet se shqiptarja po mbahet gjithashtu peng për t’u shfryëzuar si punonjëse seksi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi

Sondazh

Poll