Bota

Publikohet dokumenti i Kremlinit/ Putin organizoi një komplot ndaj Donald Trump në zgjedhjet e 2016

16 Korrik 2021, 06:41 Nga DOSJA
Publikohet dokumenti i Kremlinit/ Putin organizoi një komplot ndaj Donald

RUSI– Vladimir Putin duket se autorizoi personalisht një operacion komploti kundër Donald Trump në zgjedhjet e 2016.

Sipas Guardian, Putin kishte nisur një fushatë gjatë një seance të mbyllur të këshillit kombëtar të sigurisë ruse për të shpallur Trump si të ‘paqëndrueshëm mendërisht’.

Takimi kryesor u zhvillua në 22 Janar 2016, në praninë e presidentit rus, shefat e spinunazhit dhe ministrat e lartë. Ata ranë dakord se një Shtëpi e Bardhë me Trump do të ishte më e lehtë që Moska të arrinte objektivat e saj strategjikë.

Tre agjensitë e spiunazhit rus u urdhëruan të gjenin mënyra praktike për të mbështetur Trump, në një dekret që dukej se mbante firmën e Putinit.

Kjo konsiderohet si një rrjedhje e pazakontë informacioni nga Kremlini, por thuhet se agjensitë perëndimore kanë qenë në dijeni të këtij dokumenti dhe mesa informojnë duket që ai është origjinal.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se ideja që udhëheqësit rusë ishin takuar dhe kishin rënë dakord të mbështesnin Trumpin në takimin në fillim të vitit 2016 ishte “një trillim i shkëlqyeshëm” kur u kontaktua nga Guardian.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dmitri peskov donald trump vladimir putin dmitri peskov donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2021, 20:54

ANALIZA: A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund t...