Bota

VRASJE në Lipjan! Pas sherrit të fëmijëve, kris arma, fqinji i shkon në banesë dhe e vret

16 Korrik 2021, 06:27 Nga DOSJA
VRASJE në Lipjan! Pas sherrit të fëmijëve, kris arma, fqinji

KOSOVË– Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje me fqinjët. Vrasja ka ardhur pas zënkës që fëmijët kishin me njëri-tjetrin.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa dyshohet edhe për persona të lënduar.

Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha Borovci.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në krim.

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkali (komunitet që dyshohet se vjen nga Palestina).Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vrasje ne lipjan vrasje ne lipjan

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2021, 20:54

ANALIZA: A janë korporatat amerikane mbi ligjin?

Adam Smith, themeluesi i ekonomisë moderne, argumentoi se ndjekja e interesave private – fitimet – do të promovojë pa ndryshim të mirën e përbashkët. Kjo mund t...